Revolta e parë antikomuniste, Vasili: Kavaja i ka qëndruar gjithmonë përballë diktaturave
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, i cili është dhe kandidat për deputet në qytetin e Kavajës, në Qarkun e Tiranës, ka përkujtuar revoltën e parë anti-komuniste që u zhvillua pikërisht në Kavajë 31 vite më parë.
Përmes rrjeteve sociale, Vasili thekson se Kavaja i ka qëndruar gjithmonë përballë diktaturave.
“Kavaja i ka qendruar gjithmone perballe diktaturave.
26 Marsi i vitit 1990 ishte demostrimi i kurajos se paepur per tu perballur me diktaturen komuniste i popullit te Kavajes.
Askush nuk mund te harroje kurre se si u transformua ndeshja e futbollit Besa-Partizani ne nje demostrim historik kundra regjimit komunist.
Në 26 mars 1990 një numër i madh njerëzish iu drejtua rajonit të policisë me thirrjet “Lironi shokët tanë”, “Poshtë Diktatura”, “Liri, Demokraci”.
Kjo protestë zgjoi kurajon mbarepopullore per te hyre ne rrugen drejt demokracise.
26 marsi na udheheq te gjitheve edhe sot per tu perballur me rilindjen, qe eshte forma me e peshtire dhe me e neveritshme e diktatures.
Mirenjohje përjete Kavajes atdhetare dhe trime!”, shprehet Petrit Vasili.