Rexhep Qosja: Berisha s’do ndëshkohet kurrë, Rama e Meta kanë frikë nga revoltat e PD
Rexhep Qosja thotë se Sali Berisha nuk do të ndëhskohet kurrë për krimet dhe korrupsionin që ka bërë.
Sipas tij, Berisha s’ka për t’u arrestuar ndonjëherë, pasi ekziston frika se do të kishte revolta nga PD-ja.
“Nuk besoj se do të ndëshkohet ndonjëherë.
Vetë qeverisja e Metës dhe Ramës nuk po e lejon diçka të tillë.
Ndoshta për shkak të drojës prej ngritjes në revolta të PD-së, që Sali Berisha do ta sundojë më gjatë me evetefendinjtë e tij”, thotë ai në një intervistë për Dita.
Qosja ndërkohë kritikon edhe reformat e Ramës, duke thënë se po i bën shumë shpejt.
“Më duket se ai ka harruar një të vërtetë historike: as revolucionet nuk bëhen shpejt.
E dyta, kriteret në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë nuk më duket se në çdo rast ishin të qëndrueshme.
E treta, këshilltarët e tij politikë nga Kosova ishin pafatshëm të zgjedhur”, shprehet ai.
KOHA JONË SONDAZH

