Rezoluta e PPE-së entuziazmon Berishën: Triumfi është i sigurtë

Sali Berisha thotë se brenda një jave PD ka marrë mbështetjen që se ka pasur kurrë më parë, referuar dy rezolutave të miratuara nga grupimet politike ndërkombëtare ku Partia Demokratike është anëtare.

”Një vit më parë propaganda e Edi Ramës, 4 televizionet e tij shtetërore, ditë e natë u frynin brirëve dhe borive të izolimit të opozitës, por ja ku jemi sot, falë qëndresës së demokratëve, demokrateve, opozitarëve, opozitareve, deputetëve, drejtuesve e anëtarëve të saj, sot jemi forca politike me përkrahjen më të madhe.

Mos harroni se në hark kohor një javor u votuan në dy forumet më të mëdha të qendrës së djathtë dhe të djathta, dy rezoluta për Shqipërinë dhe në mbështetje tuaj demokrate e demokratë.

Shikoni pra se çfarë mbështetje keni. Kurrë e vërteta nuk humbet, kurrë e vërteta nuk shuhet. Ajo ngadhënjen dhe triumfon, ju e mbrojtët dhe po e mbroni atë. Triumfi është i sigurtë dhe ja ku jemi sot, në një javë një mbështetje që nuk e kemi patur kurrë më parë”, tha Berisha.

SHKARKO APP