Rezultati në njësinë 10 në Tiranë, reagon Tabaku: Kemi rritje me 1200 vota
Në një prononim për mediat të parin pas shpalljen së rezultatit në njësine 10 në Tiranë, nga selia e PD, ish deputetja Jorida Tabaku u shpreh se njësia 10 në Tiranë është rezultati më i mirë për Partinë Demokratike.
“Falenderoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë, vecanërisht të Tiranës që morën pjesë masivisht në zgjedhje. Tirana po i prin ndryshimit. Rezultatet që erdhën nga dega 10 në Tiranë me votimin elektronik janë të jashtëzankonshme. PD është rritur me 30%, ka një rritje me 1200 vota, ndërkohë që PS me 200.” u shpreh Tabaku.