Richard Grenell: Gënjeshtër e pastër që SHBA mbështet shkëmbimin e territoreve

Emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj një lajmi që theksonte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende janë të hapura për një shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mëngjesin e së mërkurës, Grenell, i cili shërben si ambasador i ShBA-ve në Berlin, e quajti “lajm të rremë” artikullin e portalit Euobserver, të publikuar të martën. Euobserver, në këtë artikull shkruante se ShBA-të nuk e përjashtojnë një shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë – përkundër kundërshtimit të Gjermanisë ndaj kësaj ideje.

Portali evropian citoi një deklaratë të Matthew Palmer, të dërguarit të posaçëm të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, të dhënë të hënën e ku tha se “varet nga palët të vendosin parametrat e dialogut”, pasi u pyet për planin e shkëmbimit të territoreve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirëpo, Richard Grenell ka kërkuar nga portali që duhej ta pyesnin edhe atë para se të botohej artikulli. Ai ka thënë se lajmi është i rremë dhe se ai nuk është i fokusuar te politika, por te ekonomia.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Lajm i rremë. Dhe, ju as që keni më keni kontaktuar për të më pyetur. Unë jam për atë që pajtohen palët – jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, jo në politikë”, ka thënë Grenell.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?