Rihap dyert shkolla “26 Nëntori”, Veliaj: Sot kemi institucione që janë shumë herë më të mira se privati

Në këtë 7 Mars, që përkon me Ditën e Mësuesit, u përurua shkolla 9-vjeçare “26 Nëntori” në Tiranë, e cila u rindërtua pas tërmetit falë programit “EU4Schools”, financuar nga BE dhe Qeveria Shqiptare. Rreth 570 nxënës do të mund të studiojnë në mjediset më të sigurta, moderne dhe bashkëkohore, të pajisura me laboratorë mësimorë dhe terrene sportive.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP në Shqipëri, Monica Merino, vlerësoi angazhimin e të gjithaë institucioneve dhe të partnerëve për të dalë edhe më të fortë nga vështirësitë e pas tërmetit. “Tërmeti cenoi psikologjikisht më shumë nxënësit tanë, duke qenë se gjysma e tyre shkonin në një shkollë të dëmtuar ose që kishte nevojë për riparime, ose për çështje të kontrolleve u desh të evakuohej. Shumë faleminderit që këtë fatkeqësi e kthyem në mundesi, si një skuadër. Një fatkeqësi mund të të bëjë të ulësh kokën, të kërrusesh, të dorëzohesh e të thuash ‘s’ke çfarë i bën një fuqie përtej asaj që njeriu mund të kontrollojë!’ Por, ajo që ne mund të kontrollojmë është mënyra se si i përgjigjemi. Ne mund të vendosim sa shpejt ngrihemi, sa të fortë jemi dhe sa arrijmë ta kthejmë fatkeqësinë në mundësi”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se sot institucionet publike janë shumë herë më të mira edhe se privati. Ai theksoi se detyra e çdokujt është që të luftojë injorancën dhe apatinë. “Ne kemi institucione që janë shumë herë më të mira se privati, shumë herë më dinjitoze, dhe janë shkolla jo vetëm për të përballuar tërmetin e ardhshëm, por për të përballuar gjithë nevojën që kemi për një tjetër lloj pavarësie. Në qoftë se 26 nëntori ishte pavarësi nga armiku dhe nga armiqtë dhe nga pushtuesit e Shqipërisë, ne sot na duhet një tjetër pavarësi. Na duhet një pavarësi nga injoranca dhe apatia”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?