Rijetësimi i ish-Uzinës së Autotraktorëve, Kryeministri: Plotësojmë nevojat për FA, Policinë dhe zjarrfikësen

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në prezantimin e projektit për rigjallërimin e ish-Uzinës së Autotraktorëve në Tiranë, i cilësoi spekulimet se do të jetë një vatër rreziku për njerëzit, një çmenduri. Kryeministri tha me projektet e reja synojnë që të rijetësojnë infrastrukturën e vjetër të mbetur jashtë funksionit. Rama tha se synojnë që të ndërtojnë një rrjet të plotë të prodhimit në vend për nevojat e Forcave të Armatosura, të forcave policore, zjarrfikësve, por edhe për eksport

“Bëhet fjalë për një zhvillim pozitiv për FA, për ekonominë tonë kombëtare dhe komunitetin këtu, pasi në kuadrin e Rilindjes së industrisë ushtarake në Shqipëri, ne kemi një sërë projektesh për rijetësimin e një infrastrukture të vjetër të mbetur jashtë funksionit, si kjo këtu, apo siç ishte infrastruktura e kompleksit industrial të Rubikut apo të tjera, ku synimi ynë është që të ndërtojmë një rrjet të plotë të prodhimit në vend për nevojat e FA, të Policisë, të zjarrfikëses por edhe për eksport. Kjo do të bëjë se rritja e përvitshme e buxhetit të mbrojtjes të shkojë për të stimuluar ekonominë kombëtare, përmes krijimit të këtyre hallkave të reja, të krijohen vende të reja pune të mirëpaguara për teknikë dhe ekspertë të nivelit të lartë dhe sigurisht që përmes këtij procesi të stimulojmë teknologjinë e inovacionit”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?