Kryebashkiaku Erion Veliaj inaguroi rregullimin e rrugës “Leka i Madh”

Erion Veliaj, me sa duket, muajin gusht e ka muaj pune e jo plazhi. Pothuaj krejt bashkia ndodhet në punë.

Krahas shkollës së re “Murat Toptani”, banorët e Njësive 5 dhe 6 në kryeqytet kanë edhe një infrastrukturë rrugore dinjitoze.

Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar rrugët “Sabaudin Gabrani” dhe “Leka i Madh”, të cilat u vijnë në ndihmë mijëra familjeve në të dyja njësitë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veç asfaltimit dhe trotuareve, ato ofrojnë sinjalistikë moderne dhe rrjet të plotë kanalizimesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi banorët që u treguan të gatshëm të bashkëpunonin për uljen e mureve rrethues dhe i ftoi ata që të kujdesen për mirëmbajtjen e investimit.

“Veç një shkolle të re, tani kemi edhe infrastrukturë të mirë. Kjo zonë ka qenë si toka e askujt, por, këmbëngulja e deputetit Majko dhe deputetes Balluku ka qenë që ta integrojmë të gjithë zonën. Në këtë vend kur dikur ka qenë një përrua i madh, sot kemi kanalizime për ujërat e zeza, ujërat e bardha, ka pika për mbledhjen e plehrave, është vendosur ndriçim LED. Dua vetëm që qytetarët ta mirëmbajnë, me të njëjtën frymë që kanë bashkëpunuar”, u shpreh Veliaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?