Spartak Ngjela: Do të dal në fushatë me partinë time, koalicion me Lulzim Bashën
Avokati Spartak Ngjela do të rikthehet në politikë, pasi ka deklaruar se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 2025.
Ai u shpreh se do të dalë me partinë e tij, që quhet ”Ligj dhe drejtësi”, dhe se mundësitë për koalicion i sheh djathtas, më së shumti me Lulzim Bashën.
Kjo sipas tij pasi është parti pro amerikane.
”Do kthehem në këto zgjedhje. Dita kur, varet kur ta shikoj unë si mundësi. Do dal me partinë time, është vetëm elektorale, nuk është me sistem, sistemi krijohet dhe funksionon në momentin e zgjedhjeve. Kompromise do kemi djathtas. Partia ime quhet ‘Ligj dhe drejtësi’. Djathtas më afër është Basha. Sepse është parti amerikane, nuk është pak ajo”, u shpreh ai ndër të tjera.