Rikthehen radhët në Kapshticë, autobusë dhe automjete presin të nesërmen, emigranti: Do kaloj natën këtu, s’kemi ku flemë

Kutoa prej 300 hyrjesh nga Greqia ka bërë që në pikën kufitare të Kapshticës të rifillojnë problematikat dhe të rikthehen radhët.

Që në mëngjes u ezauruan 300 qytetarët që u lejuan të hyjnë në Greqi, kurse të tjerët zënë radhë për të nesërmen.

Disa autobusë dhe dhjetëra automjete me njerëz janë në radhë teksa do të duhet të kalojnë natën aty. Një prej emigrantëve thotë se nesër i skadon tamponi, teksa sot s’ka ku të flejë dhe do të kalojë natën në doganë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Më skadon tamponi nesër. Do kthehem mbrapsht. Kam erdhur me autobus. është shumë vështirë në këto kushte. Do kalojmë natën këtu por s’kemi ku flemë. Ku t’i gjej lekët. ”- tha emigranti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?