Rikthehet bardhësia e borës, ftohti dhe sfida për normalitet të qarkullimit në Bogë-Theth

Dimri ka ende për t’u larguar edhe pse padurimi ynë dhe i natyrës ka treguar se jemi në pranverë, po zgjohemi me vitalitetin e një stine që sjell gjallëri dhe ngjyra, ritëm dhe vitalitet.
Por natyra ka ligjet e saja, kokëforta, por ndoshta të drejta.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Shkodrës ka bërë me dije se bardhësia, të ftohtit, vështirësimi i qarkullimit normal të mjeteve është kthyer në Thethin magjik.
Kështu, zonat veriore të vendit janë përfshirë nga reshje shiu dhe bore, ndërsa autoritetet në vend raportojnë se nuk ka probleme me qarkullimin rrugor.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci u bëri sot apel qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve.
Beci theksoi se borëpastrueset po punojnë për të mbajtur rrugën Bogë-Theth të hapur.
“Mjetet po punojnë për mbajtjen e këtij aksi rrugor të kalueshëm. Një apel për drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes për shkak të uljes së menjëhershme të temperaturave”, shkruan ai në postimin e tij.
Albert Vataj

SHKARKO APP