Rikthehet Nano dhe rilind “Sindromi i Stokholmit”
Nga Kujtim Gjuzi –
Pranohet publikisht nga ish-kryeministri punist socialist, Fatos Nano që 6 deputetë të opozitës u burgosën në gusht 1998, atë kohë kur ishte kryeminstër Nano. Tash thotë: Nuk jam hakmarrës? Sa mashtrim. Konservatorët shprehin ngushëllim për Fatos Nanon, nëna e tij qenka “vrarë” nga doktor Sali Berisha? “Sindromi i Stokholmit”, rikthehet pikërisht në momentin kur “vrasësi” i Azem Hajdarit mendon se është “vrarë” ky vetë nga doktori president i gjendur në revolucionin komunar 1991-1997.
Gusht 2004, Fatos Nano kishte ftesë zyrtare në përvejtorin e Shenjtërisë “Nënë Tereza”, një organizim realizuar në TOB, organizim diplomatik i ambasadorit shqiptar në Vatikan, Zef Bushati. Teknikisht protokolli mu besua dhe kontrollohej nga unë, asokohe këshilltar bashkiak i opozitës në Bashkinë Tiranë. Eventi ishte nën kujdesin politik të kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Në fakt kryeministri Fatos Nano, në fund mandat 2004-2005 nuk erdhi vetë në eventin përkujtimor, por dërgoi të ndjerin Prof. Dr. Luan Hajdaraga. Unë nën përgjegjësinë protokollare të eventit, pyeta zotin Hajdaraga se: A do të ishte kryeministri Nano prezent, duke sqaruar masat “gardiste konservatore” që ishin marrë për ruajtjen e personaliteteve të larta që nuk ishin pak, por shkonin deri tek përfaqësuesi i FMN-së në Tiranë. Përgjegja erdhi nga ministri i Mbrojtjes Hajdaraga, i cili tha “Z.Gjuzi, kujdesu për dy vende sepse kryeministri është i paparashikueshëm në raste të tilla”. Unë siç shkrova më lart, kisha protokollin dhe sigurinë e në raste të tilla edhe në një tjetër analogji kishte ngjarë Ilir Meta, kryeministër më nëntor 1998 e Fatos Nano kryeministër në 2002 ,ishin “mrekulluar” nga protokolli konservator.
Përgjigjja nga Luan Hajdaraga erdhi gjatë kohës që po akomodoheshin të ftuarit e shumtë, vetë ai duke u shoqëruar nga stafi në event më thotë: Fatos Nano nuk vjen për arsye se nuk dëshiron të marrë hapësirën “opozitare” që organizohet për “Nënë Terezën”, domethënë vrasësit të nënës së tij po i lindte hapësirë kryeministri në detyrë, Fatos Nano. Kështu më njoftoi socialisti Hajdaraga. Në fakt, me porosi të Zef Bushatit dhe miratimin e Sali Berishës, kishim dërguar dy ftesa kryeministrit të kohës, Fatos Nano një në kryeministri dhe një kryetarit të Partisë Socialiste në godinën e PS. Fatos Nano në një farë mënyre tregoi mbrëmë, datë 04. shkurt 2021 pra nuk kishte zgjedhur kot këtë datë, se edhe një herë tjetër është i bindur që për lirinë e tij në varrimin e nënës së tij për ta përcjellë në banesën e fundit si dhe për lirinë totale nga burgu nuk e ka realizuar doktori, por e realizuan në liri qarqe anti-shqiptare me revolucionin komunar 1997. Koha kur Shqipëria rrezikoi të ndahej sërish dhe fqinjët tanë erdhën deri në shkumbin me flamur grek si Vorio Epirotas të platformes gjakuese Venizellos.
Sali Berisha më 1997 mori nga burgu i Bencës, Fatos Nanon dhe Ramiz Alinë, me shoqërimin dhe me trupa sigurie ju solli në shtëpi o Tos Nano. Përgjegjësi fillestare faktike këtu ka PD-ja dhe Berisha, që nuk dëgjoi këshillat e SHBA-së dhe Britanisë, për të rikthyer 33 mandate të zgjedhjeve të përfolura të 1996 si manipulative, por kurresesi Nano që mbante veten jo vetëm në luk si Etmond Dantes shqiptar nuk duhet të vinte në pushtet me dhunë e vrasje masive, siç vërtetësisht erdhi e tani thotë “Sali Berisha më ka vrarë nënën”. Nuk dua të marr në mbrojte Berishën, sepse ka mëkatet e veta, por fakti që atij nuk i ka hyrë ferrë në këmbë nga përrallat që tregon barku plot me bardhak xhinsh i dalëzotësit Nano, por nuk besoj se bën lajm jo më krim.
Nëse dikush të vret nënën, askush nuk do ta falte kollaj “gjakun” po të ishte shqiptar. Pyetja është më e thellë për Nanon. A e mendove shoku Fatos kur i dhe dorën Berishës, President e Kryeministër dy herë se të paska bërë dëme shumë të mëdha familjare? Hë më thuaj, a u mendove? Personalisht për ty shoku Fatos mendoj që dole mbrëmë nga gracka e të drejtës zakonore, një gjak i falun me shtërngim duarsh nuk merret e nuk përflitet shoku. Për pak dua të të sjell në vemendje se ju Toso, nuk u shkon në mëndje që të kërkoni falje nënave që vratë, djemtë që vratë, baballarët që vratë, motrat që vrate për rreth 77 vite, mos harro ke qenë instruktor i PPSH-së në komitetin Qendror shoku Fatos. Ju si bijë të nomeklaturës së kuqe, vijoni tëvrisni akoma. Fatos edhe mbrëmë vrave me fjalë. Më e fundit vrasje juaj dhe e pjellës tuaj është vrasja fizike e të riut Klodian Rasha më 08.12.2020. Dita e rinisë që të bëri ty kryeministër o shoku Nano. Shoku Fatos Nano, ju mund të lukoheni sa të doni, por për ju dhe qeveritë tuaja ka vetëm një emër qeveri vrastare e Shqiptarëve. Toso ju mund të keni harruar, por po ju sjell në vëmëndje se ju sa herë ka zgjedhje dhe e shikoni qartë që PS-ja është në degradimin më fundor, bëheni bashkë si tufa e hienave me shprehjen tuaj ripërtypese. Të gjithë fundërrimat bashkë kundër të djathës së vërtetë shqiptare që potencisht nuk përfaqësohet nga Berisha. Doktori në fakt bëri 4 tunele për bashkim kombëtar, dhe ju faktsjellësi i jo vetëm së mbrëmjes vetëm rropët taksat jo vetëm të rrugës së Kombit.
Pand Majko, 1999. Kohë kur koha jote filloj të perfundojë pas takimit me Mllosheviçin, kasapin e jo vetëm dardanisë në Kretë, ti Tos atëherë nuk ishe lavjerres me “Sindrom Stokholmi”, por ishe si bashkëpunëtor në një krim kombëtar. Aty në Kretë, nën shoqërinë e xhinit, përultas Milloshit i deklarove se “Kosova ka për kryeqytet Belgradin e babait tënd dhe jo Prishtinën tonë”. Duket që sindromi të qenka rilindur tashmë me një promemorie te doktori e paske ngulur thellë thikën o Fatos Nano. “Vienezi” dil jepi edhe një herë dorën Edit, kësaj here pasi Iliri të përdori e të zuri vendin si “president” dhe besoj do të jesh në listën e PS-së për kandidat si deputet në pasmbrëmjen me spiunet që të elaburojnë rrekas. Harrova, në listen e rilindjes së krimit, drogës, korrupsionit dhe kontrabandimit të qënieve njerëzore si dalezotës i PS-së, kësaj radhe besoj që je në rregull.
Fatos Nano, kryeministër në janar 2002 vije në hotel “Rogner” me nje shpurë “trimoshash” që tashmë të kanë lënë vetëm dhe ndërhynë helbete ishe kryeministri i Robert Ramës, duke na thënë deri në zgërdhirje. Ku je more qytetari Bushati, qenkeni mbledhur me gjithë opozitën bashkë? Ambasador Bushati aso kohe i kishe grabitur mandatet demokristiane, jo vetëm në Dushkun e thatë 2001 të Myzeqesë, or Tos Nano dukej qartë atëherë që ishte i kënaqur me zgërdhirjen për bombat në ambasada dhe rënien e kullave në 11 shtator në USA, po zgërdhijeshe pa masë ti që të paskan vrarë nënën? Jetën ta merr Zoti dhe Sali Berisha nuk është Zoti në tokë. Barsaleta jote për shtëpitë publike në ambasadën e SHBA-së, të ishin kthyer në sarkazmën tanë në atë kohë risku. Tos Nano, e me ato barsaleta ke lënë copy-paste Edi sot. Unë Kujtim Gjuzi, aso kohe këshilltar bashkiak, t’u drejtova me fjalët fajin e ka Sali Berisha që nuk ti hodhi çelsat në lumin e Drinos e po ashtu fajin e ka SHBA-ja që të risollën në pushtet e të bënë ty kryeministër shoku xhin/rakia. Heshte aso kohe toso. Heshte, eh sarkazma t’u tha në grikë, kur thonë vëllezërit tanë çamë. Ike u largove, pa e rufitur posednisht xhinin tonik që ta ngadalëson fjalorin, më shumë vularg sesa Edi Rama përdor sot.
Fatos Nano, shoku nëndrejtor i Institutit të Studimeve Marksiste Leniniste në Komitetin Qëndror të Partisë së Punës, të komitetit që merrte vendime se kush kishte radhën për t’u groposur i gjallë. Fatos, ju vartësi i drejtoreshës Nexhmije Xhuglini Hoxha, mbrëmë duket që kërkove të bindje jo vetëm Edi Ramën, por opinonin e spiuneve të Sigurimit, që duhet të jesh deputet. ”Sindromin e Stokholmit” duket që e njeh shumë, ashtu siç ti njihesh si doktor i shkencave eter e alkoolit me zero punë publike në gjatë 6 vite si kryeministër i Shqipërisë. Cinku Fatos Etmond Dantes Nano, është njeri i lexuar mbi gjakun që derdh prej 77 vitesh PPSH-ja kriminale dhe PS rrjep gjakuese e shqiptarëve.
KOHA JONË SONDAZH

