Rikthimi i vizave, kur Cakaj nuk besonte në seriozitetin e Holandës (VIDEO)

Ditën e sotme, Ministria e Jashtme e Holandës ka dërguar zyrtarisht në KE kërkesë për rikthimin e vizave ndaj qytetarëve të Shqipëri, për shkak të krimit, azilkërkuesve dhe trafiqeve.

Një vendim i tillë e vë Shqipërinë në listën e vendeve më problematikë në Europë, pak ditë para mbledhjes së Ministrave të BE ku do të diskutohet për statusin kandidat.

Ndërsa sot ndodhemi para faktit të kryer diplomacia shqiptare duket se ka qenë totalisht e paaftë të parandalonte skenarin e izolimit të shqiptarëve.

Kur vendimi për vizat u mor nga parlamenti holandez, qeveria shqiptare deklaroi se një akt i tillë i votua për shkak të zgjedhjeve në Parlamentin Europian dhe për të marrë sa më shumë vota, partie euroskeptike zgjodhën Shqipërinë si shembull. Por letra e ministrisë së jashtme holandeze është firmosur sot, më 31 maj, pra disa ditë pasi fushata dhe zgjedhjet kanë përfunduar. Ndaj argumenti se kemi të bëjmë me fushatën elektorale për PE nuk qëndron më.

Zv.ministri Gent Cakaj, një muaj më parë garantonte në studiot televizive se kërkesa e Holandës nuk do të dërgohej në Komisionin Europian. Në videon më poshtë Cakaj thotë se pavarësisht vendimit të parlamentit holandez për vizat, qeveria e këtij vendi nuk do e dërgonte në KE. Por sot që ka ndodhur, zv.ministrit duhet të sqarojë se institucioni që kanë dhënë të drejtojë ose nuk njeh procedurën në raste të ngjashme, ose ka dështuar të bind qeverinë e Holandës që të ndryshojë mendje.

SHKARKO APP