RILIND NJË TJETËR MUZE DHE SHTOHET NJË TJETËR FORCË NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT

Nga Edi Rama.

Çel dyert në Korçë Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, një trashëgimi e vyer e cila u shpëtua nga rrënimi i harresës 25 vjeçare dhe sot është në dispozicion të publikut; një thesar i dëmtuar rëndë në vitet e harresës dhe sot i mbrojtur në kushte optimale bashkëkohore si të çdo muzeu në Europë.

Një koleksion fantastik, padyshim më i madhi që është i mbledhur në një muze të vetëm për Artin Bizantin në rajonin tonë, por mbase edhe në Europë (për shkak të vetë historisë tragjike të fesë në Shqipëri, ku mijëra vepra të tilla dolën nga muret e kishave për të kaluar ferrin komunist dhe purgatorin e tranzicionit, përpara se sa të riktheheshin nën dritën e vëmendjes e të respektit të shtetit për vlerën e jashtëzakonshme që bartin).

150 veprat e punuara nga një numër i madh piktorësh, ikonografë dhe freskografë, që kanë lënë gjurmët e tyre të ndritura në historinë e kulturës e të artit të këtij vendi, një ndër ta edhe Onufri i Madh, si edhe 250 objektet dhe ikonat që ekspozohen për herë të parë në këtë Muzeum të Ri, e japin të plotë dimensionin e raportit tonë si shtet me trashëgiminë kulturore; si pjesë e pandashme e misionit tonë për të rilindur Shqipërinë.

Sot asnjë monument, asnjë objekt, asnjë koleksion, asnjë vendbanim tradicional nuk rrezikon më të zhduket dhe nuk është më i kërcënuar nga harresa rrënuese. Në keta 3 vjet është bërë për Trashëgiminë Kulturore, sa nuk është bërë në 20 e kusur vite të shkuara të mbledhura së bashku.
Kjo punë padyshim jo thjesht po e sjell shtetin në vete në raport me këtë pasuri të paçmueshme, por po e bën këtë pjesë të pandashme të rrugës së zhvillimit ekonomik e social, ku rezultatet po shihen në impaktin e rritur të trashëgimisë mbi zhvillimin turistik të Shqipërisë.

r4

r3

r2

r5

r6

r7

r8

SHKARKO APP