Rilindja ka filluar mbledhjen e kartave identitetit te simpatizantët e opozitës
Nga Herion Mesi-
Rilindja po bën të gjitha përpjekjet dhe manovrat për të blerë sa më shumë vota që të mos humbasë thellë, por edhe me një besim idiot se mund të fitojnë me 25 prill, duke përdorur bandat dhe oligarkët.
Përveç oligarkëve dhe bandave, Rilindja ka filluar të luajë një lojë tjetër, e cila mbetet jo vetëm e dënueshme, porse edhe kriminale. Burime të besueshme tregojnë se në zonat e Mirditës, Lezhës, periferinë e Durrësit, në Elbasan dhe Vlorë pjestarë të pushtetit rilindas kanë filluar takimet me simpatizantë të opozitës apo nga pjesa “gri” (e cila ka vendosur të shkojë në votime), duke iu premtuar vende pune, euro apo edhe favore pas 25 prillit në tenderime zonale, por vendosmeria e tyre për të mos votuar Edi Ramën, ka sjellë manovrën rilandase që t’ju ofrojnë mos vajtjen në votime me 25 prill. Dhe si garanci u kërkojnë kartën e identitetit, pra që si këmbim të dorëzojnë karten ID, pasi kështu nuk mund të votojnë.
Pra Rilindja me këtë manovër dinake synon që të ulë numrin e votuesve pro opozitës, duke iu ofruar benefite financiare, e si garanci iu merr karten ID, që të sigurohet të mos shkojnë në votime.
Ky veprim duhet denoncuar publikisht nga opozita, sepse sado që populli opozitar dhe pjesa gri e shoqerisë shqiptare do të turren drejt kutive të votimit për të bërë ndryshimin e madh, përsëri këto mekanizma mafiozë do ndikojnë në uljen e përqindjes së votave kundër Rilindjes.
KOHA JONË SONDAZH

