“Rinasi” u diskutua në Këshillin e Sigurisë në 2018, institucionet nuk morën masa

Grabitja e djeshme në Rinas duket si një ngjarja e paralajmëruar. Në vitin 2018, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga Presidenti, çështja e sigurisë në Aeroportin e Rinasit ka qenë një pikë e rëndit të ditës. Në këtë takim, institucionet përgjegjëse kanë rëndë dakord se do të zgjidhin situatën.

“Si kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, më 16 maj 2018, sikurse dhe ju e dini, kam organizuar mbledhjen e këtij Këshilli me objekt “Gjendjen e sigurisë kombëtare dhe direktivën vjetore të sigurisë së Republikës së Shqipërisë për vitin 2018; kontrollin dhe menaxhimin e integruar të kufijve, luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe emigracionit të paligjshëm; emergjencat civile, sigurinë e infrastrukturave strategjike portuale dhe aeroportuale dhe mbrojtjen kibernetike”.

Pika 3 e axhendës së këtij takimi ishte “Raporti mbi sigurinë e infrastrukturave strategjike, portuale dhe aeroportuale, të RSH-së”.

Bazuar mbi raportet paraprake të përcjella nga institucionet përgjegjëse, kam ngritur në mënyrë të veçantë shqetësimin lidhur me:

  1. Mungesën e përgjegjësive të qarta mbi sigurinë në Aeroportin Nënë Tereza;

 

  1. Mangësitë në akses dhe koordinim për ndërhyrjen e duhur të Policisë së Shtetit në rast rreziku.

Këto shqetësime u mbështetën dhe u evidentuan edhe nga përfaqësuesit e disa Institucioneve të rëndësishme në këtë mbledhje.  Në konkluzion të kësaj pike të axhendës u evidentua domosdoshmëria e trajtimit urgjent të të gjithë problematikës dhe zgjidhjen e saj përfundimtare.  Në përfundim të mbledhjes së Këshillit, detyrat e dala për secilin institucion u janë përcjellë zyrtarisht të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, më 8 qershor 2018, sipas përgjegjësive përkatëse”,- deklaroi sot Presidenti.

Rezulton se një vit më pas, asnjë nga këto masa nuk është marrë nga ana e institucioneve përgjegjëse për sigurinë e Aeroportit të Rinasit.

SHKARKO APP