Rinas/Kontrata me koncesionarin, policia duhet të ndalonte hyrjet e paautorizuara
Marrëveshja mes Qeverisë shqiptare dhe kompanisë që ka marrë me koncension aeroportin Nënë Tereza përcakton qartë se kush është përgjegjës për sigurinë e tij. Shtojca 44 e kontratës parashikon që për kontrollin e sigurisë dhe patrullat brenda zonës së konçesionit organi përgjegjës është shoqëria koncensionare ose operatori i caktuar me nënkontraktim. Ndërsa për kontrollin e sigurisë dhe patrullat jashtë zonës së konçesionit përgjegjësia është e policisë. Kontrata parashikon gjithashtu që policia është përgjegjëse për ndalimin e hyrjeve të paautorizuara. Por si çdo kontratë edhe në këtë rast ka vend për interpretim dhe gjykim të ndryshëm dhe me sa duket palët po shfrytëzojnë hapësirat ligjorë për të përcjellë fajin tek njëri- tjetri.
Në kulmin e debatit se kush është përgjegjës për sigurinë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” pas grabitjes së disa ditëve më parë, ajo që hedh dritë mbi përgjegjësitë e palëve është kontrata mes Qeverisë dhe koncensionarit Tirana Airport Partners.
Kjo marrëveshja mes Qeverisë shqiptare dhe koncensionarit Tirana Aeirport Partners, që ka hyrë në fuqi më 2004-ën dhe është risghikuar në prill të këtij viti me ndryshimin e vetëm heqjen e ekskluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare.
Pika 12 e saj është për sigurinë dhe mbrojtjen dhe në të përcaktohet se shoqeria do te jete pergjegjese per sigurine ne zonen e Koncesionit.
Më tej, pika 12 saktëson se “Ne permbushjen e ketij detyrimi Shoqeria do te veproje ne perputhje me procedurat dhe funksionet e pershkruara ne Shtojcen 39 (Sistemi Administrimit te Ruajtjes se Aeroportit) dhe Shtojcen 44 (Siguria dhe Kontrolli i Bagazheve)”.
Kjo është shtojca 44 e kontratës. Ne tabelen e mëposhtme janë të përcaktuara funksionet e Ruajtjes dhe Sigurisë në kolonat përkatëse. Për kontrollin e sigurisë dhe patrullat brenda zonës së Konçesionit (përfsh.Kontrollin e Perimetrit) organi përgjegjës është shoqëria ose operatori caktuar me nënkontraktim. Kontrolli I sigurisë dhe patrullat jashtë Zonës së Konçesionit (përfsh.Zonën me Zhvillim të Kufizuar) është përgjegjësi e Policisë Kufitare.
Një tjetër kolonë e tabelës është ndalimi hyrjeve të paautorizuara, ku organi përgjegjës është Policia Kufitare.
Si çdo kontratë edhe në në rastin e sigurisë së aeroportit të vetëm ndërkombëtar në Shqipëri, ka vend për interpretim dhe gjykim të ndryshëm dhe me sa duket palët po shfrytëzojnë hapsirat ligjorë për të përcjellë fajin tek njëri-tjetri.






KOHA JONË SONDAZH

