Rindërtimi pas tërmetit/ Vendimi i BE për Shqipërinë, Rama: Do dalim më të fortë nga kjo tragjedi

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Këshillit Europian për mbajtjen në fund të muajit janar të konferencës së donatorëve në Tiranë për mbështetjen e programit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit që la 51 të vdekur, mijëra të lënduar e mijëra të pastrehë.

“Është një lajm i shumëdëshiruar marrja mbrëmë e vendimit të Këshillit Europian për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në Tiranë, në fund të muajit janar, me qëllim mbështetjen e Programit të Rindërtimit nga të gjitha shtetet anëtare të BE. ??
Mbajtja e premtimit që mora nga shumë prej liderëve europianë për këtë konferencë të domosdoshme, më mbush me energji e me optimizëm për suksesin e përpjekjes që të dalim të gjithë më të fortë nga kjo tragjedi, duke nisur nga motrat e vëllezërit tanë fatkeq, të cilët duhet t’i rikthejmë në shtëpi më të mira se ato që humbën, si edhe nga fëmijët e tyre, të cilëve do t’u bëjmë shkolla më të mira nga ato që kishin?

#EuropaqëDuam??⭐️
#ShqipëriaqëDuam??☀️
#Together?”, shkruan Rama.

Kryeministri i ka shprehur mirënjohjen edhe Presidentes Von Der Leyen dhe liderëve të vendeve anëtare të BE për solidaritetin në këtë situatë.
“Mirënjohje Presidentes Von Der Leyen dhe liderëve të vendeve anëtare të BE për mesazhin e fortë të solidaritetit me Shqipërinë në këtë kohë dramatike e përcaktuese pas tragjedisë që shkaktoi tërmeti?FLM edhe për vendimin e mbajtjes së Konferencës së Donatorëve në Tiranë?????”, shprehet kryeministri.

SHKARKO APP