Rinia shqiptare pesimistë për Integrimin në BE: Jemi këtu e në Kinë larg

Sot mbushen 71 vite nga dita kur Robert Shuman bëri deklaratën e famshme për krijimin e Komunitetit Evropian të Çelikut dhe Qymyrit. Më 9 maj 1950 u bë lëvizja e parë drejt krijimit të asaj, që sot njihet me emrin Bashkimi Evropian. Të rinjtë shqiptarë e shohin me pesimizëm këtë proces.

Ata shpreh se Shqipëria është shumë larg dhe i duhet ende shumë punë. “Jemi këtu e në Kinë larg. Jemi akoma larg për arsye se nuk veprojmë dhe nuk mendojmë si europianët. Kemi edhe shumë gjëra të tjera për të bërë. Jemi shumë larg, partitë luajnë me njëra-tjetrën, katër vjet bën koalicion me njërin dhe 4 vjet me tjetrin. Luajnë me qytetarët, me votat. Me të gjitha. Si shoqëri jemi larg, qeveria është shumë më shumë larg”,-shprehen disa prej tyre.

Problemet që ka Shqipëria në fusha të ndryshme sipas të rinjve bëhen pengesë për integrimin në Bashkimin Europian. “Këtu secili mendon për vete, ku e ku të përfitojnë, askush nuk e ngre zërin”. Vit pas viti Komisioni Evropian mat periodikisht progresin e Shqipërisë në përmbushjen e agjendës evropiane nëpërmjet raporteve të progresit.

SHKARKO APP