Rinis me 1 orë me vonesë numërimi i votave në Dibër

Pas ndërprerjes së procesit nga grupet e numërimit të votave në orët e para të mëngjesit, ka rinisur pak minuta më parë procesi i numërimit të votave në zgjedhjet e pjesshme që u mbajtën dje në Dibër.

Edhe pse u lajmërua se procesi i numërimit do të fillonte në orën 10:00, anëtarët e grupeve të numërimit tyë votave e kanë rinisur punën me rreth një orë me vonesë.

Votimi i djeshëm u shoqërua nga akuza për blerje votash nga të dy palët politike. Ndërsa PD akuzoi se banorët e një fshati në Dibër kapën një fugon me miell që do shpërndahej në këmbim të votës, nuk munguan as akuzat për fotografimin e votës nga të dyja palët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur janë numëruar 44 Qendra Votimi nga 118 gjithësej, kandidati i majtë për bashkinë e Dibrës Muharrem Rama është në avantazh ndaj rivalit të tij demokrat Sherefedin Shehu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Muharrem Rama i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka marrë 7373 vota, ndërsa Sherefedin Shehu i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet  5817 vota. E përkthyer në përqindje, deri tani Muharrem Rama ka marrë 55.90%, kundrejt 44.10 të rivalit demokrat Sherefedin Shehu.

PD ka humbur bastionin e dikurshëm Maqellarë.

E para që përfundoi procesin e numërimit ishte qendra e Selishtës, ku gjithësej kishin votuar 796 votues.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?