Rinumërimi në Dibër ndryshon votat, por nuk prodhoi ndryshim në renditjen e kandidatëve

Numërimi i 42 kutive në Dibër nuk prodhoi ndryshim në renditjen e kandidatëve të listës së hapur të PD-së. Ankimi i bërë nga Xhemal Gjunkshi dhe i mbështetur nga PD, ku pretendonte për tjetërsim votash në favor të kolegut Përparim Spahiu, rezultoi të ishte pjesërisht i saktë, pasi rikuperoi mbi 60 vota.

Ky numër votash përgjysmoi diferencë ndërmjet dy kandidatëve demokratë në listën e hapur, duke treguar se abuzimet kanë ndodhur edhe brenda llojit nga numëruesit e të njëjtës parti, ku beteja në KAS bëhej për çdo fletë votimi.

Gjunkshi tregoi edhe ambiciet e tij për të ardhmen, pasi demokratët në Dibër morën vetëm dy mandate, aq sa kishte lista e mbyllur. Në këtë rast, vendi i tretë do të thotë i pari në radhë për të marrë mandatin në rast vakance nëse një prej kolegëve largohet apo humb mandatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky rikuperim votash ia shtoi edhe më shumë ambicien Gjunkshit i cili së bashku me përfaqësuesit e PD-së kërkuan që të hapen edhe 180 kutitë e tjera të qarkut Dibër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?