Ristani: I fitojmë zgjedhjet se përballë kemi një mashtrues

Në 26 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike të Fierit, sekretari i PD, Arben Ristani, u tha demokratëve të këtij qyteti se fitorja në zgjedhjet e 18 qershorit është më e lehtë pasi sipas tij,  demokratët kanë përballë tyre një mashtrues.

“Nuk ka demokratë, por nuk ka shqiptarë që nuk e di se ka përballë një mashtrues, që ka përballë një njeri si Rama, i cili përveç të tjerave është antikombëtar”, tha Ristani.

Ish-kandidati për kryetar të bashkisë së Fierit, Enkelejd Alibeaj tha se e vetmja rrugë për fitoren dhe për të mundur frikën dhe drogën, është aleanca me qytetarin dhe zgjidhja e problemeve të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“2017-ta nuk është thjeshtë dhe vetëm viti zgjedhor, një vit elektoral i zakonshëm. Ky është një vit i cili na takon ne demokratëve, të gjithë qytetarëve të këtij vendi, një takim me historinë”, tha Alibeaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Takimin e përshëndetën edhe kryetari I PD së Fierit, Luan Baçi dhe deputeti i Kozma Dashi, ndërkohë që të pranishmit në këtë festë panë një dokumentar i cili përkujtonte krijimin e degës së Partisë Demokratike në qytetin e Fierit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?