Ristani “ngushëllon” në burg zyrtarët e arrestuar për legalizimet e paligjshme

Kështu, deputeti demokrat, Arben Ristani, ka shkuar të burg të takojë dy ish-zyrtarë të ALUIZNI-t, vetëm 24 orë pas arrestimit të tyre, raporton Shqiptarja.com

Bëhet fjalë për Roland Tafilaj dhe Vesel Koçiun.

Këta të fundit akuzohen se kanë legalizuar 40 ndërtesa pa leje.

Ristani, së bashku me dy eksponentë lokalë të PD-së, ka qenëdruar në burg për 30 minuta me ta, duke përfituar nga statusi i deputetit, që e lejon të takojë të burgosurit.

Duhet thënë se PD deri më tani u ka dalë për zot të gjithë të arrestuarve për abuzime nën qeverisjen e shkuar

SHKARKO APP