Ristani: Nuk kam lidhje të paligjshme energjie
Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri lexoi një mesazh që i erdhi në telefonin e tij celular, sipas të cilit, në një pallat të deputetit të PD, Arben Ristani, kishte lidhje të paligjshme. Deputeti Ristani reagoi duke thënë se ishte në dijeni të këtij fakti. Ai tha se bëhej fjalë për një objekt në bashkëpronësi me disa persona të tjerë, i cili ishte dhënë prej kohësh me qera dhe administrohej nga qiramarrësi. Ristani sqaroi se ky rast po hetohet dhe se hetimet do të nxjerrin përgjegjësitë, por mohoi kategorikisht që të kishte lidhje në këtë ngjarje.
KOHA JONË SONDAZH

