Ristani: OSHEE e inkriminuar, në krye një person që është nën hetim

Kështu e nisi deklaratën e tij sot për mediat, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, duke shtuar se pasi caktoi, debitorë, hajdutë energjie, njerëz me precedent penalë nëpër degët e OSHEE-së në rrethe, Edi Rama ia besoi dy ditë më parë drejtimin e energjisë në vend, Ardian Çelës, i cili është aktualisht nën hetim për favorizim në tendera.

Çela sipas tij, është paditur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në qershorin e vitit të kaluar, pas shkeljeve që ky institucion gjeti në tenderat që ai kishte zhvilluar në Bashkinë e Durrësit, si kryetar komisioni.

“Media raporton se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur abuzime në 8 tendera të zhvilluara nga i besuari i Edi Ramës, dhe sipas kontrollit, dëmi që ai ka shkaktuar është 1.3 milionë dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksioni policesk, arbitrar e brutal i Edi Ramës, ndaj qytetarëve që nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë, se janë papunë dhe në mjerim ekonomik, ka cuar në qelitë e burgut, kryefamiljarë, prindër, motrën 17-vjeçare që kujdeset për vëllezërit e motrat jetime”, sqaroi Ristani.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?