Ristani: Rama braktis qytetarët për të shijuar luksin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani akuzon Kryeministrin Edi Rama se vijon të qëndrojë në Firence për të kaluar fundjavën, duke mos u interesuar se çfarë po ndodh me qytetarët shqiptarë në një kohë që drama sociale vjen duke u rritur.

“Po bëhen 24 orë që Edi Rama shijon fundjavën e luksit në Firence dhe nuk ka pse shqetësohet pse një kryefamiljar i dha fund jetës se s’paguante dot energjinë, një fëmijë i vogël vdiq nga i ftohti pasi bashkë me familjen jetonte në kushte tejet të veshtira, apo se një person humbi jetën dje në Tropojë duke u munduar të nxjerëe bukën e fëmijëve, apo se mijëra shqiptarë po vidhen nga mbifaturimet e energjise nga OSHE. Sot, shqetesimi i vetëm i Edi Ramës është luksi i tij dhe miqve të tij”, ka thënë Ristani.

Për këtë, Ristani i referohet rastit të qytetarit që u vetëvra pasi nuk kishte mundësi të paguante energjinë elektrike, apo raste të tjera të ngjashme.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?