Ristani: Shqipëria është në protestë

Miqtë e Edi Ramës janë në një anë, të privilegjuar, hajdutë të energjisë, persona me precedent kriminalë”.

Kështu u shpreh sot Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, duke denoncuar raste  si ai i drejtorit të OSHEE Tropojë, sipas tij person me precedent penal, që ka 16 milionë e 900 mijë lekë energji të papaguar.

“Në anën tjetër janë të pamundurit, ata që duan punë e dinjitet, që trajtohen si armiq nga Edi Rama.

Këta qytetarë të pabarabartë kërkojnë një punë, një mundësi për të ushqyer familjen, për të paguar dritat.

Të tjerët, ata që vjedhin energjinë në shuma të mëdha, të dënuarit për vepra të rënda penale, janë të preferuarit e Kryeministrit. E kanë respektin e Edi Ramës, promovohen dhe praktikisht qeverisin vendin”, tha Ristani.

Duke përfunduar se me Edi Ramën kryeministër, vajza të mitura gjenden sot në burg se nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë.

“Shqipëria është në protestë, sepse nuk mund të durojë eksperimentet kriminale të Edi Ramës.

E ka kthyer vendin në laborator të dhunimit të qytetarëve të ndershëm, dhe gradimit të hajdutëve dhe personave të dënuar.

Ky është realiteti i përditshëm.

Qytetarët do të ngrihen çdo ditë.

Kjo e keqe do të ndalet”, përfundoi ai.

 

 

SHKARKO APP