”Rithemelimi” me logo të re? Spaho tregon se çfarë do të ndodh deri në zgjedhjet e 2025

Do të krijojë logo të re grupi i Rithemelimit në PD për zgjedhjet e përgjithshme në 2025, duke qenë se në këto zgjedhje lokale të 14 Majit, KQZ njohu Bashën si kryetar? Deputeti i PD-së Edmond Spaho, pjesë e grupit Berisha, thotë se beteja për simbolet do të vijojë edhe në organet ndërkombëtare të drejtësisë.

”Ne duhet të ulemi dhe të bisedojmë seriozisht për mënyrën sesi do të marrim pjesë në zgjedhjet e 2025. Një variant mund të jetë koalicion me listë të përbashkët për të gjithë. Por, këto përcaktime bëhen në kohën e duhur, nuk mund të lihen në momentin e fundit dhe të improvizohet.

Si për çështjen e mënyrës sesi do të garojmë në zgjedhjet e 2025, ashtu edhe për mënyrën e strukturimit të grupit të deputetëve që mbështetin Rithemelimin mendoj që ka vend për një debat dhe për një rikonfigurim edhe për energji të reja që t’i shërbejnë zgjedhjeve të 2025. Këtë nuk e shoh si urgjencë për sot”,-deklaroi Spaho.

SHKARKO APP