Rivlerësimi i gjyqtarëve, PD propozon 25 amendamente

Prej dy orësh po vijon me dyer të mbyllura mbledhja e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, ku po diskutohet pr/ligji “Për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Sipas raportimit të mediave, që i referohen burimeve brenda mbledhjes, ekspertët e misionit të BE-së, EURALIUS,  po prezantojnë draftin e rishikuar, pas propozimeve të bëra nga Partia Demokratike e opozitës.

Kjo e fundit është njohur mbrëmjen e djeshme me projektin ligjor, për të cilën ekspertët e PD-së kanë përgatitur rreth 25 amendamente për 25 nenet e para të pr/ligjit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nenet në fjalë kanë të bëjnë me procedurat për emërimin e gjyqtarëve dhe ato për zgjedhjen e anëtarëve të komisioneve që do të bëjnë përzgjedhjen e gjyqtarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Kujtojmë se në mbledhjen e fundit të komisionit (17 gusht), ekspertët ndërkombëtarë paraqitën qëndrimet e tyre për vlerësimet e opozitës për ligjin në fjalë.

Pas kësaj mbledhje, ekspertët e EURALIUS, përmes një deklarate bënë të ditur, se kishin rënë dakort për disa prej vërejtjeve të opozitës, kryesisht për riformulim të neneve të caktuara, por ata vlerësuan se do t’i qëndrojnë dokumentit ekzistues. Sipas EURALIUS roli i monitoruesve ndërkombëtarë nuk duhet të reduktohet për sa i përket vetingut dhe se bazë për vlerësimin e gjyqtarëve duhet të jenë dosjet e ILDKP-së… (vijon).

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?