“Roshi ka bërë burg me çunat e Durrësit, Rama e takoi në Itali”

Në emër të qytetarëve dixhital, ish kryeministri Sali Berisha ka njoftuar dy mesazhe që kanë mbërritur në adresë të tij në lidhje me kreun e bashkisë së Kavajës, Elvis Roshin si dhe takimin me kryesocialistin në Itali.

“Qytetaret dixhital akuzojnë: Rroshin për trafiqe kriminale, njerëzish, droge, plagosje me armë zjarri, burgosje dhe në Zvicër. Ramën se u takua këto ditë me Rroshin në Itali etj. Këtu më poshtë keni mesazhet e tyre! “, shkruan ish kreu i qeverisë Berisha, teksa në profilin e tij ka  postuar dy mesazhet e plota.

Mesazhi i parë në adresë të Sali Berishës

Swiss Digital Desktop Reklama

“I nderuar doktor, jam L.R. doja t`ju informoja mbi Ervin Elvis Rroshin, unë e kam komshi dhe ia di të gjitha pisllëqet. si psh…trafikun drogës, tip heroin ne Zvicër, trafikun e klandestineve ne Kavajë nga 97 `der në 2000 të cilën e bënte me shoqëruesin e gomonës Astrit Veliu i cili sot është shoferi tij personal, plagosjen e shtetasit Riza Aliu në këmbë me pistoletë e shumë te tjera. Dua që t`ia bëni publike këtij mashtruesi krimineli ordiner që mbrohet nga Edvini. Faleminderit e respekte”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Mesazhi tjeter në adresë të Sali Berishës 

“Përshëndetje doktor rroshi është një trafikant droge i regjur. Ai ka qene ne burg edhe ne Zvicër me çunat e Durrësit Apo dhe kjo nuk i kujtohet, miq të mi më thonë se Rama ne Itali nuk takoj vetëm skuadrën tonë që urojme me zemër fitore nesër, por takoj dhe Ervisin e ti, me respekt të madh për ty,T.G”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?