Rrëfehet Mziu: Trumpit ia dhashë titullin që të fitoja vëmendje

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka pritur sot gazetarët me rastin e fundvitit, ku kryetema ka qenë titulli “Qytetar Nderi” dhënë presidentit amerikan, Donald Trump, raporton A1 Report.

Gazetarët e kanë pyetur kryebashkiakun se pse i dha çmimin presidentit të sapo zgjedhur dhe cili ishte qëllimi i këtij veprimi, por ai është përgjigjur në mënyrë të sinqertë: “Kam tre vjet që bëj investime serioze me impakt për banorët e Kamzës. Tirana është afër fizikisht me Kamzën, por larg vëmendjes së medias. Lajmet e mira nuk pasqyrohen në media. Unë gjithnjë kam besuar se do të fitonte Trump, dhe kur ai fitoi me të vërtetë, i dhashë çmim. Në fakt jam republikan dhe besoj te ideologjia republikane. Dhënia e çmimit ishte një mënyrë për të përdorur ju të medias të shkruani lajme për bashkinë tonë. Fakti që kisha dhe kryeministrin kundër, më ndihmoi më shumë. Po të bëhet ndonjë rrugë e re, do t’i vendos dhe një emër rruge”,­ tha Xhelal Mziu.

Po ashtu, gazetarët e pyetën për emërtimet e veçanta të rrugëve në këtë qytet. “Nga rreth 500 rrugë, 80 prej tyre kanë emra të huaj. Të tjerët janë emra të njerëzve të artit dhe të shkencës. Nuk kemi vendos asnjë emër banori apo fisnor, se do të krijonim pakënaqësi tek të tjerët”,­ tha Mziu, sipas A1 Report.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?