Rrëfimi Ramës: Rektori i universitetit ndërkombëtar më tha: Shqiptarët janë më të mirët…

Sot kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, zhvilluan një takim me nxënësit më të mirë të PISA në ambientet MAS.

Kryeministri Rama  rrëfeu  se si në një komunikim mes tij dhe rektorit të një prej universiteteve më të mirë të botës natën e vitit të ri, ai (rektori) e kishte uruar por jo vetëm kaq. Rama ka rrëfyer se si  rektori e kishte falenderuar për nxënësit dhe nxënëset shqiptarë. Sipas rektorit, të gjithë nxënësit janë tek më të mirët.

Ja rrëfimi i Ramës përpara nxënësve:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këtë vit kemi çuar mbi 40 nxënës në një nga universitetet më të mirë të botës, në Stamboll. Një vit më parë çuam pesë dhe të pestë ekselentë dhe është universitet ndërkombëtar.  

Swiss Digital Mobile Reklama

Përpara vitit të ri kam komunikuar me rektorin e universitetit, i cili më ka marrë në telefon të më urojë Vitin e Ri e për të më falenderuar për nxënësit dhe nxënëset tona. Rektori më tha “Janë më të mirët”. E nuk është se janë disa të mirë e disa më pak të mirë. Janë të gjithë tek më të mirët. 

E dini cili ka qenë kriteri për të përcaktuar emrat? 

Kriteri ka qenë: Më të mirët e Maturës Shtetërore, me probleme sociale. Nuk ka në atë grup vajzash e djemsh, me prindër të pasur. Janë vajza e djem me prindër të shtresës së mesme ose shtresës së varfër. “

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?