Rrëmbimi i policëve të Kosovës, Edi Rama: Kush thotë se po heshtim, po i shërben luftës politike
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me rrëmbimin e 3 efektivëve të Policisë së Kosovës. Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se presin fjalën e KFOR që po heton rastin, dhe thotë se kush thekson se qeveria shqiptare po hesht, sipas tij po i shërben luftës politike.
Postimi i plotë
Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit, duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë.
Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!
Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë
— Edi Rama (@ediramaal) June 14, 2023