Rreth 800 mijë turistë të huaj në prill, Ministrja: Në katër muajt e parë të vitit, 38% më shumë vizitorë

794 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit prill 2024, duke e çuar në më shumë se 2.3 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse në 4 muajt e parë të vitit në vendin tonë. Ministrja Mirela Kumbaro bëri sot publike shifrat duke shtuar se Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është në koordinim me institucionet publike dhe sektorin privat për të menaxhuar flukset e larta dhe mbarëvajtjen e sezonit.

Rreth 800 mijë turistë të huaj vizituan vendin tonë në muajin prill duke e çuar në 2.3 milionë shifrën e flukseve turistike hyrëse gjatë muajve të parë të 2024 ose +38% më shumë se një vit më parë ndërkohë që #MTM në bashkëpunim me institucionet publike dhe sektorin privat po punojnë intensivisht për një sezon turistik veror me prioritet; sigurinë, pastërtinë dhe rritjen e standardeve në shërbime nën zhvillimin e qëndrueshëm”, shkruan ministrja Kumbaro në faqen e saj zyrtare.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?