Rrezikohet mandati i Lapajt në Parlament, kandidati i Nismës Shqipëria Bëhet kërkon kopjen e dorëheqjes

Një zhvillim i papritur mund të ndikojë në përbërjen e re të Kuvendit pas zgjedhjeve të 11 majit, teksa Zeqir Kordhoni, kandidat i listës së mbyllur të Nismës Shqipëria Bëhet në qarkun Tiranë, po sfidon mandatin e mundshëm të Adriatik Lapajt, i cili rezulton më i votuari nga lista e hapur e kësaj force politike.

Aktualisht, fituese zyrtare e mandatit në Tiranë është Ana Dajko, si e para në listën e mbyllur të partisë. Sipas ligjit zgjedhor, për të kaluar mandati te Lapaj, i renditur i pari në listën e hapur për preferenca të votuesve, duhet që Dajko dhe 11 kandidatë të tjerë të listës së mbyllur të refuzojnë mandatin.

Një nga emrat në këtë listë, Zeqir Kordhoni, i renditur i 9-ti, ka vënë në dyshim vlefshmërinë e dorëheqjes së tij të supozuar. Në një letër drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Kordhoni kërkon një kopje të dorëheqjes së dorëzuar në emrin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë, Zeqir Kordhoni, jam deputet i partisë ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ dhe kam mësuar se kjo parti ka dërguar një letër dorëheqjeje në emrin tim. Kërkoj një kopje të saj,” thuhet në letrën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo situatë ngre pikëpyetje mbi vlefshmërinë procedurale të dorëheqjeve të dorëzuara nga kandidatët e listës së mbyllur dhe mund të komplikojë rrugën e Adriatik Lapajt drejt Kuvendit, pavarësisht mbështetjes popullore që ka marrë në zgjedhje.

KQZ pritet të shqyrtojë zyrtarisht kërkesën dhe të qartësojë situatën në ditët në vijim, ndërsa vendimi përfundimtar mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përfaqësimin parlamentar të Nismës Shqipëria Bëhet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?