Rreziku nga sulmet kibernetike, Qiriazi: Diplomacia të jetë e mprehtë, vështirë ta dallojmë

Eksperti për Çështjet e Sigurisë (IDM), Redion Qiriazi ka folur për rrezikun nga sulmet kibernetike. Qiriazi u shpreh se që në dhjetor të 2018, Shqipëria largoi ambasadorin iranian bashkë me një nënpunës, veprim i cili pasoi me një reagim nga Irani se ishte një keqkuptim i influencuar nga SHBA. Sipas tij ekziston probabiliteti që një kërcënim kibernetik të jetë i vijueshëm pavarësisht se e kemi të vështirë ta dallojmë.

“Në çështjet e Sigurisë Kombëtare ne tregojmë vlerat si komb, duke ardhur nga një regjim shumë i ashpër diktatorial e kuptojmë se çfarë do të thotë të jesh i burgosur. Diplomacia për këto situata duhet të jetë më e mprehtë. Ne kemi konsumuar shumë nga siguria që ofron aleanca, kemi mirëpritur nivelin e riskut për vendin ton, por në të njëjtën kohë kemi një lloj sigurie nga aletatët”,deklaroi Qiriazi në ”Abc News”.

Qiriazi sa i përket rikthimit të ish-luftëtarëve të Isis, duke kujtuar edhe vdekjen e një të riu nga Gjilani, u shpreh se shteti duhet të marrë masa. ”Në mënyrë konstante ka kërcënime të sigurisë, çdo ditë që kalon bëhen potencial më i madh për tu afruar organizatave terroriste. Ata janë qytetarët tanë dhe në këtë mënyrë kemi detyrimin ti mbrojmë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?