Rrëzimi i kandidaturës së Petraq Milos, Panariti: Shpërdorim flagrant i vlerave
Partia Socialiste votoi sot kundër zgjedhjes së Petraq Milos në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Profesori i njohur i ekonomisë dhe me një përvojë të gjatë në administratën shtetërore, u cilësua nga PS si kandidaturë e papërshtatshme.
Ish-ministri Edmond Panariti e cilëson rrëzimin e kandidaturës së tij si një shpërdorim të vlerave që ka vendi.
Postimi i Edmond Panaritit në Facebook:
Një refuzim, i cili flet shumë për nivelin tonë të perfaqësimit! Të refuzosh propozimin e presidentit për Prof. Petraq Milon, si kandidat për kreun e KLSH eshte “mjerim” i vendim marrjes dhe shpërdorim flagrant i vlerave dhe kapaciteteve të profesionisteve të talentuar dhe me integritet.
Prof Milo është doktor i shkencave ekonomike i akorduar nga CERDI Auvergne i Universitetit të Clermond Ferrand. Për ata që nuk e dinë, CERDI është furnizuesi kryesor frankofon me profesionistë dhe personalitete të spikatur i institucioneve të Breton Woods si Banka Botërore dhe FMN. Për këto institucione ka punuar edhe Prof. Milo. Sigurisht Prof Milo është i përshtatshëm për në Breton Woods, por i papërshtatshëm për në KLSH sepse kështu gjykon dhe vendos shablloni i votës me komandë!
KOHA JONË SONDAZH

