Rrëzohet padia e Pollos, regon Balla: Morali i Gencit nuk bën as 30 mijë lekë
Apeli ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte vendosur një dëmshpërblim moral prej 30 mijë lekësh që Balla duhet t’i paguante Pollos. Por ky vendim është hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit.
Në një koment të tij, deputeti i PS, u shpreh se gjykata ka vendosur që morali i Pollos, nuk bën as 30 mijë lekë.
Padia e ish-ministrit të Inovacionit, Pollo ndaj deputetit Balla kishte të bënte me akuzat e këtij të fundit ndaj demokratit për abuzime me detyrën, korrupsion dhe favorizim në dhënien e lejeve të fibrave optike.