Rrëzohet sërish kërkesa e Fredi Belerit, Apeli i GJKKO-së nuk i jep leje për t’u betuar
Apeli i GJKKO-së nuk i jep leje Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës. Në seancën e sotme, Apeli i Posaçëm vendosi rrëzimin e kërkesës së Belerit, i cili kërkonte lejen për t’u betuar.
“Po dhunohet e drejta e zgjedhjeve, duhet të ishte bërë betimi. Do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Vendimi ka elementë të frymës fashiste. Gjykata e la në fuqi pa ndryshuar asnjë pjesë të vendimit.
Nuk ka u dha arsyetimi, do e marr. Ne kërkuam përjashtimin e gjyqtares”, tha avokati i Belerit.