Rriten rastet e reja, 219 të prekur në 24 orët e fundit nga Covid-19
Në 24 orët nuk ka humbje jete, por rritje të raste të reja. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 805 testime kanë rezultuar pozitivë 219 qytetarë.
”143 në Tiranë, nga 11 qytetarë në Vlorë, Fier, 9 në Lezhë, nga 5 qytetarë në Krujë, Korçë, Elbasan, nga 4 qytetarë në Shkodër, Durrës, Kamëz, Sarandë, 3 në Roskovec, nga 2 qytetarë në Dibër, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Lushnje, Mallakastër, Selenicë, Himarë, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar”.
Janë 829 qytetarë aktivë në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 9 pacientë. Janë shëruar 75 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,337 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (21 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 219
Të shëruar në 24 orë 75
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 805
Testime totale 1,839,275
Raste pozitive 277,663
Raste të shëruara 273,337
Raste Aktive 829
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 653
Vlorë 47
Fier 42
Durrës 20
Lezhë 15
Korçë 14
Elbasan 11
Gjirokastër 8
Berat 7
Shkodër 7
Dibër 4
Kukës 1