Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rritet presioni për nisjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin

Politikë E diel, 10 Prill 2022 09:28
Rritet presioni për nisjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Radio Europa e Lirë

Në kohën e luftës në Ukrainë, e cila ka bashkuar si asnjëherë më parë vendet perëndimore, mungesa e konsensusit në Bashkimin Evropian për procesin e zgjerimit po shihet jo vetëm si dobësi, por edhe si e dëmshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 11 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Shumë diplomatë të BE-së me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, kanë thënë se tani janë tri çështje të cilat duhet të ndodhin “me urgjencë” në mënyrë që të kthehet besueshmëria në procesin e zgjerimit të bllokut dhe që të dëshmohet se BE-ja është vërtetë e vendosur që ta shtyjë përpara këtë proces.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E para, sipas tyre, është nisja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. E dyta, gjetja e një zgjidhjeje për krizën politike në Bosnjë e Hercegovinë duke e hapur mundësinë për dhënien e statusit të kandidatit, dhe çështja e tretë është liberalizimi i vizave për Kosovën.

Këto tri çështje janë në pritje që disa vjet dhe kanë ndikuar që të zbehet edhe fuqia e BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Me përjashtim të Kosovës dhe Shqipërisë, kjo ka ndikuar që edhe besimi në BE në mesin e qytetarëve të rajonit të zbehet.

Problemi kryesor pse nuk ka hapje të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është bllokada nga ana e Bullgarisë në rastin e Shkupit, lidhur me çështjet e gjuhës dhe identitetit, e si pasojë disa shtete nuk duan që bisedimet të nisin me Shqipërinë, në mënyrë që të mos ndahet nga paketa me Shkupin.

“Thuhet të shfrytëzojmë rastin dhe të bëjmë presion për të dyja shtetet. Po të hapen negociatat vetëm për Shqipërinë, atëherë mund të ndodhë që Maqedonia e Veriut të mbetet në pritje edhe për një kohë të gjatë”, ka thënë një diplomat i BE-së.

Ndonëse nuk ka lidhje formale midis vendeve kandidate, pasi procesi vazhdon të quhet si “proces i bazuar në merita individuale”, praktikisht disa shtete i shohin këto dy raste si të lidhura.

Disa vjet më parë, pasi Maqedonia e Veriut kishte arritur marrëveshje me Greqinë për çështjen e emrit të shtetit nuk kishte pengesa në rrugën drejt BE-së, ndërkohë që Shqipëria, sipas disa shteteve anëtare, nuk i kishte përmbushur të gjitha kushtet. Në atë kohë, ishte Maqedonia e Veriut që mbeti peng i mospajtimeve të shteteve të BE-së rreth çështjes së Shqipërisë, ndërkaq tani është e kundërta.

Shqipëria tani ka nisur të kërkojë që të ndahet nga kjo paketë sepse Tirana nuk po sheh ndonjë mundësi për zgjidhjen e mospajtimeve mes Shkupit dhe Sofjes. Por, në BE deklarojnë se “ka një dritare për zgjidhje” dhe besojnë se ajo mund të arrihet para verës.

Bullgaria ka disa mospajtime me Maqedoninë e Veriut për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin. Edhe pse shumica në BE pohojnë se “këto çështje dypalëshe nuk duhet të jenë fare temë në procesin e zgjerimit”, deri tani nuk kanë gjetur zgjidhje për të tejkaluar bllokadën bullgare, pasi vendimet në këtë proces merren në mënyrë unanime nga 27 shtetet anëtare.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shtete anëtare të NATO-s dhe kanë mbështetur plotësisht të gjitha vendimet e BE-së, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë që u vendosën pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ky fakt ka bërë që disa shtete të jenë kritike për shkak se Serbia, e cila ende nuk ka mbështetur sanksionet e bllokut evropian ndaj Rusisë dhe vetëm pjesërisht mbështet qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme, është shumë më përpara në procesin e zgjerimit sesa Tirana dhe Shkupi. Edhe kjo arsye po përdoret për të shtuar thirrjet që sa më shpejt të nisin negociatat me këto dy shtete.

Maqedonia e Veriut ka kërkuar anëtarësimin në BE para plot 18 vjetësh. Madje, ka qenë shteti i parë i rajonit të Ballkanit Perëndimor që ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me bllokun evropian para më shumë se 20 vjetësh. Shkupi me shumë vështirësi ka marr statusin e kandidatit, por për shumë vjet është në pritje për nisjen e negociatave edhe pse Komisioni Evropian vazhdimisht ka konfirmuar se Maqedonia e Veriut i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe ka rekomanduar hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Edhe një grup i deputetëve të Parlamentit Evropian, nga radhët e grupimit socialist dhe demokrat, kanë përmendur shembullin e Maqedonisë së Veriut, duke thënë se është dëshmi e “shkeljes së premtimeve nga BE-ja”. Duke rikujtuar Marrëveshjen e Prespës (marrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për çështjen e emrit), e cila hapi një mundësi për nisjen e negociatave me këtë shtet, eurodeputetët thanë se ky rast nuk u shfrytëzua.

“Ne nuk e mbajtëm fjalën tonë. Bashkimi Evropian ende nuk i ka hapur negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, edhe pse vazhdimisht ka thënë se këto shtete i kanë bërë të gjitha ato gjëra që kemi kërkuar nga to që t’i bëjnë për të nisur negociatat”, kanë thënë deputetët përmes një qëndrimi të përbashkët. Ata po ashtu kanë kërkuar që lufta e presidentit rus, Vladimir Putin, në Ukrainë të merret si alarm për t’u zgjuar nga gjumi, sa i përket Ballkanit Perëndimor.

Nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë e kanë kërkuar edhe pesë ministrat e shteteve nga Evropa Qendrore.

Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Çekisë, përmes një letre dërguar shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, kanë kërkuar që Ballkani Perëndimor të jetë në rend dite në takimin e radhës së Këshillit të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Etiketat e lidhura

beshkuptirana
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 7 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 7 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 7 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 7 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 7 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 7 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 9 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 8 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.