Rritje e frikshme e shifrave, 6 viktima dhe mbi 2800 raste të reja në 24 orë nga Covid-19

Në 24 orët shifrat e Covid-19 janë rritur në mënyrë të frikshme. Betejën sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nuk e kanë fituar 6 pacientë. ”Dy qytetarë nga Tirana 59 dhe 90 vjeç, një qytetar 69 vjeç nga Konispoli, një qytetar nga Burreli 71 vjeçe, një qytetar nga Rrogozhinë 75 vjeç, një qytetar nga Tepelena 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Nga 8,746 testime, kanë rezultuar pozitivë 2832 qytetarë. ”1,156 në Tiranë, 183 në Shkodër, 133 në Durrës, 130 në Fier, 107 Vlorë, 96 në Gjirokastër, 90 në Elbasan, 78 në Lushnje, 56 në Pogradec, 54 në Lezhë, 52 në Korçë, 50 në Berat, 47 në Sarandë, 46 në Kamëz, 33 në Vorë, 31 Krujë, 30 në Kurbin, 28 në Tepelenë, Kuçovë, 27 në Mirditë, 24 në Kavajë, 22 në Mallakastër, 21 në Peqin, 20 në Gramsh, 19 në Vau i Dejës, Mat, Patos, 18 në Skrapar, 16 në Kukës, 14 në Pukë, 12 në Malësi e Madhe, Dibër, Memaliaj, Devoll, 11 në Tropojë, Shijak, Belsh, 10 në Libohovë, 9 në Selenicë, Delvinë, Kolonjë, Librazhd, 8 në Fushë-Arrëz, 7 në Dimal, 6 në Divjakë, Himarë, 5 në Has, 4 në Prrenjas, 3 në Rrogozhinë, Rroskovec, Konispol, Permet, Kelcyrë, 2 në Dropull, Maliq, 1 në Bulqizë, Klos, Cërrik”.

Janë 22,022 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 1,732 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 211,187 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2,832
Të shëruar në 24 orë 1,732
Të shtruar në spitale 130
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 8,746
Testime totale 1,589,635
Raste pozitive 236,486
Raste të shëruara 211,187
Raste Aktive 22,022
Humbje jete 3,277

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10,566
Fier 1,700
Elbasan 1,633
Durrës 1,565
Shkodër 1,442
Vlorë 1,329
Gjirokastër 996
Lezhë 800
Berat 764
Korçë 784
Dibër 233
Kukës 210

SHKARKO APP