Rritje e shifrave/ 7 viktima në 24 orët e fundit, mbi 1500 raste të reja nga Covid-19

Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 7 pacientë të shtruar në spitalet Covid në vend. ”Pesë qytetarë nga Tirana 64-85 vjeç, një qytetar nga Vlora 67 vjeç, një qytetar nga Kuçova 68 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Nga 5,404 testime, kanë rezultuar pozitivë 1,533 qytetarë. ”598 në Tiranë, 87 në Fier, 76 në Vlorë, 66 në Shkodër, 64 në Durrës, 54 në Elbasan, 53 në Gjirokastër, 45 në Lushnje,39 në Sarandë, 37 në Berat, 29 në Krujë, 27 në Pogradec, 24 në Patos, Kuçovë, 21 në Lezhë, 19 në Kavajë, Cërrik, 16 në Kamëz, Tepelenë, 14 në Dimal, 13 në Vorë, Gramsh, 12 në Kukës, 11 në Divjakë, Korçë, Skrapar, 10 në Memaliaj, 8 në Mirditë, 7 në Malësi Madhe, Pukë, Tropojë, Kurbin, Rroskovec, 6 në Vau i Dejës, Mallakastër, Delvinë, Poliçan, Peqin, 5 në Fushë Arrëz, Shijak, Selenicë, 4 në Dibër, Prrenjas, , Himarë, Libohove, Përmet, Kolonjë, 3 në Devoll, 2 në Dropull, Maliq, Has, 1 Mat, Finiq, Belsh”.

Janë 18,068 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 2,215 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 238,655 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (01 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 1,533
Të shëruar në 24 orë 2,215
Të shtruar në spitale 134
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 5,404
Testime totale 1,671,351
Raste pozitive 260,076
Raste të shëruara 238,655
Raste Aktive 18,068
Humbje jete 3,353

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8,041
Shkodër 1,617
Fier 1,712
Vlorë 1,316
Elbasan 1,140
Gjirokastër 1020
Berat 755
Korçë 714
Lezhë 699
Durrës 597
Kukës 309
Dibër 148

SHKARKO APP