Rrokaj: Duke mos plotësuar kërkesat qeveria po pengon fillimin e procesit mësimor
Deputeti i LSI, Shezai Rrokaj, e cilëson dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe futjen e policisë në ambientet e universiteteve si të paprecedentë. Në një intervistë për ‘IN TV’ Rrokaj shprehet se qeveria duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e studentëve dhe të rrisë buxhetin e arsimit.
Studentët janë aty kanë ndryshuar formën e protestës tashmë janë ngujuar nëpër Universitete dhe i kanë bllokuar ato, si është çështja, çfarë informacionesh keni ku janë, ku s’janë?
Tanimë studentët janë përqendruar në protestën e tyre brenda hapësirave universitare, godinave. Kryesisht filloi e Juridikun, Ekonomikun pastaj është përhapur gjerësisht tek Filologjiku, tek Inxhinieria dhe sipas informacioneve që ne kemi edhe në Universitete të tjera të Durrësit, të Elbasanit. Ka një rritje të numrit të Profesoratit që po i mbështet.
Ajo që është e qartë në gjithë këtë periudhë të protestës së tyre është se kërkesat e tyre nuk janë realizuar. Po e filloj nga përgjysmimi i tarifës, që nga qeveria nuk është premtuar përgjysmimi i tarifës për Bachelor për studentët me mesatare nën 6 dhe për mastarin që ka dhe tarifën më të lartë, për të cilën nuk ka përgjysmim.
Problemi i sotshëm i tarifës është pamundësia e familjeve shqiptare për ta përballuar atë. Pra është problem ekzistencial jo problem preferencial
Unë isha i pari që e hodha idenë e Kartës së Studentit kur isha Rektor në vitin 2003. Me Kartën e Stduentit studentët fitojnë tek mjeku i familjes, uljen e çmimit për biletat e transportit, për kinemanë, për muzetë, për hotelet, për fjetjet, për bibliotekat për shumë gjëra. Qeveria duhet të bëjë një ligj dhe të thotë me Kartën e Studentit studentët përfitojnë: 20% ulje në 5 gjëra, ta marrim shembull.
Studentët kanë kërkuar rishikimin e ligjit për Arsimin e Lartë. E rëndësishme është se ligji ka probleme. Në momentin më të fundit, cili është titullari i Universitetit që lejoi futjen e policisë në Universitete, është Rektori apo është Administratori?
Kjo puna e administratorit ku doli se nuk kishim dëgjuar?
Puna e administratorit doli si kërpudha pas shiut sepse shiu ishte ligji, dhe kërpudha ishte maliqi, ishte administratori.
Qeveria i ka futur duart në Universitete nëpërmjet Bordeve, i ka futur duart të plota nëpërmjet 5 agjensive që i kontrollon qeveria.
Tani ajo ta marrë seriozisht të plotësojë 5% të prodhimit bruto për arsimin, po të shikosh strategjinë e arsimit të kësaj qeverie në vitin 2014, kur edhe LSI-ja ishte aty, është thënë që në 2018 do të bëhej 5%, gjithashtu ishin siguruar se librat do të ishin falas janë të shkruar në objektiva, verifikojini. Por, nëse nuk bëhet 5% këtë vit, le të bëhet 1% për arsimin e lartë, pra nga 0.5% në 1 % e prodhimit bruto.
Një pikë tjetër ishte edhe Vetting-u i pedagogëve, mirëpo u duk shumë shpejt që do të keqpërdorej për të larguar pedagogët rebelë se sikur zelli i tepërt i Ministrisë dhe Kryeministrisë për ta marrë këtë si pikë dhe për t’jua përplasur në fytyrë pedagogëve, rektorëve dhe dekanëve që nuk i qëndronin linjës zyrtare, a është aty një rrezik për keqpërdorim?
Qeveria u treguar e pamoralshme sepse kërkoi ta postonte problemin nga vetja tek një “luftë civile” midis studentëve dhe pedagogëve. Drejtuesit për mendimin tim, disa janë treguar shumë parimorë, po them ai i Histori-Filologjisë mbajti qëndrim shumë të drejtë, profesorët e Shkencave Sociale gjithashtu, pra ka mjaft titullarë që i qëndruan dhe i qëndrojnë, pasi nuk mundet në Universitet që të zgjidhesh me pjesëmarrjen e studentëve dhe të pedagogëve dhe të dalësh kundër tyre, më kujtohet në 2005 kur isha rektor dhe u ngritën pedagogët në protestë edhe u këshillova me një rektor tjetër në Universitetin e Barit, dhe më tha mua që një titullar që i del kundër tyre ose duhet të japë dorëheqjen dhe të dalë kundër ose po e mbajti atë post ai duhet të mbrojë zgjedhësit e vet dhe këto janë çështje parimore të pa diskutueshme.
Ndërkohë në 2019 u fut policia në Universitet?
Në 2019 ka ndodhur rasti më i pa precedentë në këto 15 në Universitet, nuk lejohet të hyjë policia përveç rasteve kur thirret nga rektori, sepse protesta e studentëve nuk ka lidhje me administratorin. Administratori fton policinë të ndërhyjë në Universitet kur shikon që ka rrezikshmëri për dëmtimin fizik të saj, por nuk të drejtë administratori të thërrasë policinë për lirinë e shprehjes së studentëve, që ajo të ndërhyjë dhe të ndalojë lirinë e shprehjes së studentëve. Procesin mësimor nuk e garanton administratori, si për ata që kërkojnë të bëjnë mësim dhe për ta që kërkojnë të protestojnë, kjo është një marrëdhënie që rregullohet me anë të shefit të departamentit dhe studentëve.
Nëse qenkan të zgjidhura sipas qeverisë pikat e studentëve përse kryeministri kërkon ende dialog?
Dialogu i kryeministrit shqiptar, tani e kuptuan mirë njerëzit, studentët të parët sepse studentët na mësuan në të gjithëve që përtej realitetit të zbukuruar, të fasadës ka një realitet të shqiptarëve dhe dialogu i kryeministrit nuk është gjë tjetër përveç se përdorimi i televizionit të tij që të transmetojë vetëm pjesën që ai bën monolog.