Rruga e re për në Ungrej-Kashnjet, një zhvillim i jashtëzakonshëm për turizmin malor
Zona e Kashnjetit dhe Ungrejt në Lezhë është krejt malore, bile në dimër ajo pothuajse shkëput lidhjet me Lezhën dhe Shkodrën apo edhe Pukën nga bora e madhe dhe akulli. Rruga lidhëse me qytetin e Lezhës nga ana e Kallmetit bllokohet ose me saktë nuk ishte rrugë, por duhej të kaloje me tanks.
E gjendur majë kreshtave natyrore dhe e përzier me fusha të vogla apo edhe me një lumë që gjarperon mespërmes maleve, Ungreji dhe Kashnjeti janë bukuri e pashoqe. Por rruga ishte probleme dhe premtim i përhershëm i disa qeverive.
Ndërkohë sot kryeministri Rama ka postuar një video të rrugës së re për Ungrej. Ja se çfarë shkruan Rama: “Me këto imazhe të një zone të bukur të Lezhës, ku rruga e re agroturistike Kallmet – Ungrej do të krijojë mundësira të tjera zhvillimi ekonomik e social, ju uroj një të diel të qetë”.
Realisht zona me këtë rrugë të re do të jetë e frekuentuar nga turistët, të cilët do mrekullohen atje lart, në Ungrej dhe Kashnjet.
Zona është e veçantë për të ndërtuar fshatra turistikë malorë, por edhe për gjelbërimin që nuk mungon asnjëherë në krejt stinët.
Pak histori
Kashnjet, Mirditë
Kashnjeti është ndër vendbanimet e hershme dhe të rëndësishme të Mirditës. Në një dokument të vitit 1407, Shën Mëhilli i Kashnjetit, përmendet si kishë famullitare në juridiksionin e Dioqezës së Arbërit.
Në një dokument venecian të vitit 1458, Kashnjeti permendet si pjesë e zotërimeve të familjes së Nikollë Dukagjinit.
Në Kashnjet është ruajtur toponimi “Kalaja e Arës së Bidrit”, ku me shumë gjasa ka qënë një fortifikim i periudhës së mesjetës (e pa studiuar). Në veri të Kashnjetit (në Vrith) ruhen muret rrethuese të një fortifikimi prehistorik, që në traditën vendase njihet si “Maja e Kalasë”. Mendohet të jetë ndërtuar në fillimin e periudhës së hekurit. I vendosur mbi një kodër strategjike, kishte funksion mbrojtës e kontrollues të luginës së Gjadrit.
Në familjen e Ndue Bajraktarit të Kashnjetit, ruhet prej rreth 2 shekujsh një flamur i hershëm me mbishkrimin “Mirdita”. Mbi shqiponjën dy krenore të flamurit, është i vendosur dielli, si simbol i lashtë i të parëve tanë, ilirëve. Me këtë flamur u përfaqësua Mirdita në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, me 10 qershor 1878. Flamur që i shoqëroi ndër sa e sa beteja luftëtarët mirditas.
Po botojmë një shkrim të gazetarit Ndue Dedaj për zonën e Kashnjetit: