Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 07:05 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook! Ka një dallim të madh mes pakënaqësisë dhe kurajës politike. Pakënaqësinë mund ta shprehësh me një status, me një fjali të tërthortë apo duke…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Rruga e re për në Ungrej-Kashnjet, një zhvillim i jashtëzakonshëm për turizmin malor

Rruga e re për në Ungrej-Kashnjet, një zhvillim i jashtëzakonshëm për turizmin malor

Politikë
E diel, 16 Korrik 2023 09:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zona e Kashnjetit dhe Ungrejt në Lezhë është krejt malore, bile në dimër ajo pothuajse shkëput lidhjet me Lezhën dhe Shkodrën apo edhe Pukën nga bora e madhe dhe akulli. Rruga lidhëse me qytetin e Lezhës nga ana e Kallmetit bllokohet ose me saktë nuk ishte rrugë, por duhej të kaloje me tanks.

E gjendur majë kreshtave natyrore dhe e përzier me fusha të vogla apo edhe me një lumë që gjarperon mespërmes maleve, Ungreji dhe Kashnjeti janë bukuri e pashoqe. Por rruga ishte probleme dhe premtim i përhershëm i disa qeverive.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Ndërkohë sot kryeministri Rama ka postuar një video të rrugës së re për Ungrej. Ja se çfarë shkruan Rama: “Me këto imazhe të një zone të bukur të Lezhës, ku rruga e re agroturistike Kallmet – Ungrej do të krijojë mundësira të tjera zhvillimi ekonomik e social, ju uroj një të diel të qetë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Realisht zona me këtë rrugë të re do të jetë e frekuentuar nga turistët, të cilët do mrekullohen atje lart, në Ungrej dhe Kashnjet.

Zona është e veçantë për të ndërtuar fshatra turistikë malorë, por edhe për gjelbërimin që nuk mungon asnjëherë në krejt stinët.

Pak histori

Kashnjet, Mirditë

Kashnjeti është ndër vendbanimet e hershme dhe të rëndësishme të Mirditës. Në një dokument të vitit 1407, Shën Mëhilli i Kashnjetit, përmendet si kishë famullitare në juridiksionin e Dioqezës së Arbërit.

Në një dokument venecian të vitit 1458, Kashnjeti permendet si pjesë e zotërimeve të familjes së Nikollë Dukagjinit.

Në Kashnjet është ruajtur toponimi “Kalaja e Arës së Bidrit”, ku me shumë gjasa ka qënë një fortifikim i periudhës së mesjetës (e pa studiuar). Në veri të Kashnjetit (në Vrith) ruhen muret rrethuese të një fortifikimi prehistorik, që në traditën vendase njihet si “Maja e Kalasë”. Mendohet të jetë ndërtuar në fillimin e periudhës së hekurit. I vendosur mbi një kodër strategjike, kishte funksion mbrojtës e kontrollues të luginës së Gjadrit.

Në familjen e Ndue Bajraktarit të Kashnjetit, ruhet prej rreth 2 shekujsh një flamur i hershëm me mbishkrimin “Mirdita”. Mbi shqiponjën dy krenore të flamurit, është i vendosur dielli, si simbol i lashtë i të parëve tanë, ilirëve. Me këtë flamur u përfaqësua Mirdita në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, me 10 qershor 1878. Flamur që i shoqëroi ndër sa e sa beteja luftëtarët mirditas. 

Po botojmë një shkrim të gazetarit Ndue Dedaj për zonën e Kashnjetit:

Nga Ndue Dedaj-
Ungrej, qendra e parë e nënprefekturës së Mirditës
E gjithë zona malore e matanë Kreshtës quhet Kashnjet, dikur qendra e bajrakut. Siç e thotë dhe vetë emri, ishte vendi i gështenjave. Ka një poezi të Martin Camajt mbi mikpritjen në Kashnjet, që mund të mos jetë mirëfilli ky, por një tjetër malësi, më e epërme, por mjaft e ngjashme. Me 1904 në Kashnjet qenë mbledhur krerët dhe patën vendosur kufizimin e gjakmarrjes për fis, që do të thoshte se nuk do të shtihej për gjak mbi askënd tjetër, përveçse mbi doracin.
Më vonë fitoi emër Ungrej (Fusha e Mirë), ngaqë pas Kongresit të Lushnjës u bë qendër e Nënprefekturës së Mirditës. Prej asokohe ka pasur dhe një linjë telefonike gjithkund përgjatë rrugës Shkodër-Orosh, por dhe disa posta xhandarmërie, në Ungrej, Qafë-Vorrëz dhe Shën Pal. Në korrik të vitit 1970 me dekret të Presidumit të Kuvendit Popullor prishet lokaliteti i Kashnjetit (Lezhë) dhe krijohen fshatrat e bashkuar: Ungrej, Kashnjet dhe Kalivaç. Sot Komuna Ungrej përbëhet nga fshatrat Rras i Butë, Gjobardhaj, Kashnjet, Kalivaç, Fregën, Ungrej, Kalor, Sukaxhi, Gjazuj.
Ka pasur këtu disa vendbanime të lashta të kohës së bronzit të fisit ilir të Pirustëve. Ndër dëshmitë historike janë vendi i quajtur Qyteza, tumat e Fushës Papërdhok në Kalor, një përkrenare bronzi e zbuluar në Fregën, disa rrënoja kishash të hershme etj. Në Ungrej hasim edhe toponimin “Kodra e Dukagjinit”.
Me njerëzit e rrugës, shtegtarët, do të shkruhej një roman në lëvizje.
Një nga shtegtuesit e merituar të viseve shqiptare ishte dhe Baron Nopça, i cili kalon nëpër: Vig, Kalivaç, Kaçinar, Spaç, Orosh, Rubik, Rrëshen, Kthellë prej vitit 1905 e deri më 1910-n, ku në Mirditë ishte si i shtëpisë, pasi veçanërisht në Orosh kthehej herë pas here. Udha e Madhe ishte jo vetëm udha e albanologëve të shquar. Më vonë shumë intelektualë nga Lezha, mësues, agronomë, mjekë, veterinerë e të tjerë kanë kryer “stazhin” disavjeçar në Kashnjet.
Ndoc Gjetja pati botuar përshkrimin “Poemë malore nga Kashnjeti”, ku shkruante se fëmijët e shkollës e përshëndesnin me përzemërsi udhëtarin, edhe pse nuk e njihnin. Ishte normë e pashkruar e kodit të maleve dhe përshëndetja.
Udhëtari kishte statusin e mikut dhe si i tillë ai ishte i paprekshëm, as vritej, as grabitej. Të huajt kanë veçuar si shprehje të humanizmit, kalimin në shpinë nëpër vahe të udhëtarëve, nga vendësit, që ia dinin huqet lumit. Shtegtarë të Udhës së Madhe ishin edhe barinjtë. Një grua e moshuar kujton kohën e largët kur udhës shkonin barinjtë e Gjomarkajve me tufat e dhive. “Dimrit i ulnin në Zadrimë, kurse verës i nxirrnin në bjeshkë. Kishin shumë bagëti. Kur iu dilte para ndonjë i vobektë, i falnin ndonjë krerë bagëti.”
Më vonë shtegtarë të tillë, me ditë e me net, ishin kuksianët me tufat e kooperativës. Lumjanët vinin për të nxjerrë kërcura shqope, që ishte një zeje e tyre. Udhëtarë të këtyre kreshtave ishin dhe gjeologët, fillimisht ata rusë, shqiptarë, më pas dhe kinezë. Të gjithë kishin një ndalesë, Kroin në Qafë-Vorrëz nën hijen e qarrave, sa për t’u freskuar pak…..
Pak kohë më parë në Ungrej ishte një grup specialistësh të Këshillit të Qarkut Lezhë, për të ndërmarrë hapa konkretë për turizmin malor. Si fillim sensibilizim, ndonjë guidë në vendet më pikante, përpjekje për të ngritur 4-5 kullat (bujtinat) e para mikpritëse për turistët, ato që gabimisht në Theth i quajnë “40 hanet”(!?), kur në traditën shqiptare hanet ishin për kuajt dhe jo për njerëzit.
Fusha Papërdhok në Kalor, pengu i arkeologjisë shqiptare
Ajo është një fushë plot me tuma, që ka mbetur memece prej dy mijë vjetësh, në vend që të ishte një stacion arkeologjik i Udhës së Madhe e më shumë. Nuk mund të na thotë se cili ka qenë qytetërimi i saj antik. Nga gjetjet rastësore dhe sidomos nga pamja tepër e veçantë e objektit, është gjykuar se kemi të bëjmë me një varrezë tumalore ilire. Në asnjë vend tjetër të Europës një “rezervat” i tillë arkeologjik nuk do të ishte lënë i pagërmuar tash një shekull. Fusha Papërdhok pret arkeologët!…
Banorët e këtushëm thonë se janë të ardhur nga Bicajt e Lumës, duke sjell si argument dhe toponimet “Mullinjtë e Bicojt”, “Kopshti i Kolshit”, si mbartje nga kohëshpërngulja e tyre. Shpatet malore të Kalorit kishin qenë veshur me lisnajë, por qenë futur traktorët për shpyllëzim dhe hapje tokash të reja. E gjithë lufta e malësorit në jetë kishte qenë toka. Një burrë pati shitur armët e brezit për të blerë tokë. Dikush qetë e hullisë. Një tjetër që kishte pasur napolona ari, i kishte bërë kullotë.
Toka ishte gjëja më e shtrenjtë për të, por dhe dramatike në kulm. Mjerisht ende nuk kanë pushuar as sot dramat e saj. Ndër burrat e përmendur të gjysmës së parë të shekullit 20 ishin Ndoc Bardhi (kryeplaku), Zef Çupi, Zog Lleshi etj., por dhe ndonjë personazh (a)tipik si prifti i shkishëruar pas ‘67-s, Dom Nikollë Luli, që do të ruante dhitë. Kalorësit kanë dëshirë të vënë në dukje virtytet e racës. Kishte rend e prije në gjithçka, në ndejë e në kuvend, në ecje e në pushim. Në Lakun e Shupmerit grumbullohej fshati, para se të nisej për te kisha e Sh’gjergjit, por askush nuk ulej në vendet e rezervuara për dy krerët e “fiseve”. Zënia e bërcakëve ishte pasioni i tyre, për çka ata bënin prita me gurë në formë V-je në lumë, që quheshin kofna, ku mblidheshin peshqit gjatë natës; dhe nuk mund të gjuhej kofna e tjetrit, pasi ishte si t’ia merrje peshkun në tavë…
Të moshuarit përmendin dyqanet shekullore të tregtarëve shkodranë, të Gjon Kodhelit, Dugajën e Gasprit, apo në Vaun e Kripës (te Shtëpia e Kaziut), ku një tregtar vinte thasët me kripë mbi gurin e zi dhe shiste në ditë të caktuara. Tregtarët mblidhnin edhe prodhimet e vendit, qymyrin e drurit, shqemin e të tjerë dhe i çonin në Shkodër. Marka Nikollë Ndoj, me kalin e tij, mbarte furnizimet e konviktit “Mirdita”, nga Shkodra në Orosh. Tregohen ende histori të dhimbshme përballjesh, dilemash, pabesish, intrigash, në kapërcyell të Luftës II Botërore e më pas.
“Plakat e Kaziut”, Dranen dhe Prenën, lufta politike i la të vetmuara. Ato nuk ishin plaka, por pa njeri në vatër ngjanin ashtu. Asgjë nuk i kishin bërë ato dy gra të urta regjimit, madje as nuk mund t’i bënin, por ishin gra të arratisurish dhe kjo ishte e mjaftueshme. Ndreca ishte në Amerikë dhe letrat që i dërgonte së shoqes, Prenës, në fillim ia lexonte prifti, pastaj mësuesi i fshatit.
Në Fushë-Papërdhok ishte ngritur shkolla fillore, më pas dhe ajo 8-vjeçare. Kujtohen me nderim mësuesit: Pjetër Marka Tuci, Prend Frrok Ndoci, Preng Ndreu, Ndue Preng Marka Gjini, Dodë Gega, Filip Marashi etj. Ka qenë viti 1963 kur disa fëmijë nga lagjja Qafë-Vorrës e Shëngjergjit shkuan në shkollën e fshatit fqinj, Kalor, ku i priste një mësues fjalëpak, i qeshur dhe i matur, i cili do t’iu mësonte abc-në. Ai quhej Prend Frrok Ndoci dhe ishte nga Sukaxhia. Profili i një mësuesi tipik të kohës. Mësuesit e viteve ’60 ishin një hap më tej mësuesve të pas luftës, që kishin qenë ish-nxënës të konviktit “Mirdita”.
(dhe vijon shkrimi për Kashnjetin)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 1 ore

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin
Para 2 orësh

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 7 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 8 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 21 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 18 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 11 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 8 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.