FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrumbullaku letër ministrit të Drejtësisë: T’u merren mostrat e ADN-së, gati të sigurojmë grupe ekspertësh

Të gjithë të dënuarve që do të përfitojnë nga amnistia do t’iu merret një kampion biologjik, me qëllim ndërtimin e një profili gjenetik ADN-je.

“Duke qenë se nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, është duke u planifikuar një skemë amnistie, është i nevojshëm bashkëpunimi për marrjen e mostrave të AND-së të të burgosurve që do të përfitojnë nga kjo amnisti në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit”, thuhet ne kërkese e kreut të Policisë së Shtetit. Drejtuesi madhor i policisë shpreh gatishmërinë për të siguruar grupe ekspertësh dhe tamponë për të bërë të mundur realizimin e këtij procesi.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pritet t’ua përcjellë këtë shkresë institucioneve të vuajtjes së dënimit në të gjithë vendin, me qëllim që procesi të përfundojë përpara se të nisë zbatimi i amnistisë nga e cila parashikohet te përfitojnë 600 te dënuar apo paraburgosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Profili i AND-së është provë shkencore e pakundërshtueshme fajësie për persona që kryejnë një vepër penale dhe mund të lënë një gjurmë biologjike në vendin e ngjarjes. Posedimi i një database të AND-së në kartotekën e policisë së shtetit ndihmon këtë të fundit të krahasoje profilet gjenetike dhe mbi bazën e tyre identifikimin e autorëve të dyshuara të veprave të rënda penale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?