Ruçi, debat me deputetin e ri: S’mund të degjenerosh Kuvendin

Deputeti Andi Përmeti i ka kërkuar sërish llogari kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit për mos paraqitjen e ministrit të Jashtëm në interpelancën për Alvin Berishëm dhe delegimin e përgjegjësive te ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Deputeti ka theksuar se Rama si ministër i Jashtëm nuk kishte të drejtë t’ja delegonte përgjegjësitë Spiropali.

“Kryeministri ka të dejtë t’ja delegojë kujtdo ministri përgjegjësitë, ministri i Jashtëm nuk ka të drejtë t’ja delogojë asnjë ministri tjetër”, tha Përmeti, ndërsa Ruçi iu përgjigj ashpër duke i thënë se nuk mund t’i lejojë fyerjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“T’i thuash kryetarit të Parlamentit gënjeshtar, është gjë shumë e rëndë dhe nuk mund ta degjenerosh dhe duhet të dish se nëse nuk do të ishte Rama kryeministër, të ishte vetëm ministër i jashtëm ka të drejtë ta delegojë, i tha kryeparlamentari, ndërkohë Përmeti i kërkoi ndjesë për ofendimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse e kam gabim ju kërkoj ndjesë për ofendimin gënjeshtar, nëse ju e keni gabim duhet t’më kërkoni mua ndjesë”, tha deputeti.

Andi Përmeti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?