Ruçi, deputetëve: Asnjë lëvizje pas 5 korrikut !

Asnjë lëvizje jashtë shtetit pas 5 korrikut ! Ky është i Edi Ramës, të cilin e ka lajmëruar Ruçi para deputetëve të PS-së.

Ruçi bllokon deputetët e PS: Reforma në drejtësi pritet të votohet në gjysmën e parë të korrikut. Të paktën ky është parashikimi aktual i mazhorancës. Për këtë arsye, Partia Socialiste ka njoftuar deputetët e saj të mos largohet jashtë vendit pas datës 5 korrik deri në votimin e reformës në drejtësi.

Kjo porosi ju është shpërndarë të gjithë ligjvënësve të kësaj partie, thuhet në Shqiptarja.com, duke ju kërkuar të jenë në gatishmëri pasi dita e votimit mund të jetë kurdo mes këtyre datave dhe çdo votë është e vlefshme dhe e domosdoshme. Në kushtet kur 33 deputetë të mazhorancës firmosën që drafti kushtetues i dalë nga komisioni i posaçëm parlamentar, të depozitohet në Kuvend, Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet ditën e enjte për të vendosur se në cilën ditë do të hyjë në kalendarin e punimeve dhe votimit në seancë plenare. Këtë procedurë, gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar, Gramoz Ruçi jua ka shpjeguar dhe deputetëve socialistë

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?