Ruçi flet pas manifestimit të Presidentit Meta: E mirëpres në Kuvend sa herë të dëshirojë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i pyetur nga gazetarët ka komentuar sot situatën ku është përfshirë Presidenti i Republikës me qeverinë, të cilën e akuzon për grusht shteti ndaj institucioneve kushtetuese.

“Marrëdhëniet e mia me presidentin nuk ka pse të shpik rrotën i ka përcaktuar qartë Kushtetuta e Shqipërisë. Parlamenti një nga funksionet kryesore është ai legjislativ të bëjë ligjet, siç presidenti ka të drejtë të kthejë ose dekretojë ligje. Secili institucion është sovran si parlamenti dhe presidenti për dekretet që miraton apo kthen për rishqyrtuar në kuvend. Këto të fundit parlamenti do i shqyrtojë dhe unë flas me votën time në Kuvend”- u shpreh Ruçi gjatë konferencës me kreun e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.

Gjithashtu Ruçi tha se Meta është i mirëpritur në Kuvend pasi e detyron Kushtetuta ta mirëpresë.

“Më obligon Kushtetuta të mirëpresë presidentin sa herë dëshiron të vizitojë parlamentin ose do të mirëprisja dhe do të lexoja çdo mesazh që ai do i drejtonte parlamentit”.

SHKARKO APP